Atletike

Luiza Gega e 13-a në botë, paraqitje pozitive në finalen e parë olimpike

Luiza Gega ka zhvilluar sot finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike të Tokios, e para në historinë e atletikës shqiptare. Sportistja kuqezi ka zënë vendin e 13-të, duke regjistruar kohën 9”34. Gega la pas 3 atlete të tjera.

Gjithsesi, Gega e ka arritur objektivin e saj në këtë Olimpiadë, duke garuar mes 16 atleteve më të mira në botë në disiplinën e saj. Duhet theksuar se konkurrenca në 3000 metra me pengesa është shumë e fortë, me disa sportiste afrikane favorite, mes tyre edhe fituesja e medaljes së artë, Peruth Çemutai e Ugandës.

Në gjysmëfinale Luiza Gega regjistroi kohën 9:23:85, një rezultat më i mirë se i sotshmi. Kjo ishte edhe gara e fundit e Shqipërisë në Lojërat Olimpike të Tokios, ku kuqezinjtë u përfaqësuan me 9 sportistë dhe ishin shumë afër medaljes me peshëngritësin Briken Calja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë