Atletike

Luiza Gega dhe Franko Burraj, më të mirët në kampionatin e atletikës

Gazeta Si – Në ‘Elbasan Arena’ u zhvillua për dy ditë kampionati kombëtar i atletikës, ku dolën fitues Tirana për femra dhe Vllaznia për meshkuj. Këto dy klube nuk patën rivaltitet edhe këtë herë, ku garat u ndikuan disi nga moti i keq, me reshje shiu të dendura.

Çdo gjë sipas asaj që ishte parashikuar edhe për atletët më të mirë të aktivitetit. Vendin e parë e zuri Luiza Gega, e cila grumbulloi 1031 pikë, kurse te meshkujt vendi i parë i takoi shkodranit Franko Burraj, fitues i garës së 200 metrave.

Vllaznia, ekipi kampion per meshkuj ne atletike. Gazeta Si, 20 maj 2023

Na garën e 100 metrave zuri vend të parë Leandro Çardaku, atleti i Vllaznisë, me kohën 11.04. Në 100 metra me pengesa te femrat fitoi atletja Melisa Sina e Partizanit, me kohën 14.85.

Luiza Gega, kampionja jonë, zuri vendin e parë në garën e 3000 metrave me pengesa, me kohën 9.36.58. Ajo gëroi edhe në 10000 metra, ku regjistroi kohën 35.49.53. Këtë garë te meshkujt e fitoi Ilir Këllezi i Skënderbeut, me kohën 35.31.44.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë