Rend dhe Ligj

Lufta kundër kanabisit Shqipëri-Itali, rreth 300 mijë bimë të asgjësuara brenda vitit 2023

Gazeta Si - Në Shqipëri, falë bashkëpunimit me Guadia di Finanza-n, gjatë vitit 2023 janë asgjësuar 293.047 bimë narkotike kanabis, nga 184 mijë kontrolle të realizuara.

Ky rezultat ka ardhur edhe nga bashkëpunimi me policinë italiane, ku ndër 16 operacione ndërkombëtare që zhvillon aktualisht kjo polici, jashtë Italisë, 14 prej tyre janë me atë shqiptare.

662 vepra penale janë për kultivim të bimëve narkotike, nga të cilat 549 janë raste kultivimi e 113 procedime proaktive, duke asgjësuar bimë narkotike në zonat më problematike të vendit.

Policia e Shtetit ka siguruar rreth 5900 informacione për mbjelljen e fidanëve dhe kultivimin e kanabisit në sera diellore, apo magazina, etj. Nga këto bime, një pjesë e tyre janë asgjësuar në fazën e mbjelljes në kubikë.

Dy operacionet kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”,  si dhe Paketës së Sigurisë në Shkolla, ku ranë në pranga mbi 500 persona të përfshirë dhe janë shkatërruar grupe kriminale, kanë luajtur një rol të rëndësishëm me rezultate në luftën kundër drogës.

Ky bilanc u raportua nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një takim të përbashkët me Policinë e Shtetit dhe policisë italiane, ku mori pjesë gjithashtu amasadori italian Bucci, drejtues të misionit të Guardia di Finanza-s.

Balla teksa bëri falënderimet për bashkëpunimin tha se “Italia, mbetet partneri ynë strategjik, me të cilin kemi një histori të konsoliduar bashkëpunimi”.

Kjo luftë kundër kanabisit është ndihmuar edhe nga teknologjia, me monitorim nga ajri, nga Guardia di Finanza, me përdorimin e dorënve, ndërsa ministri tha se vitin e ardhshëm ne do të ketë edhe fotografime me satelit dhe me dronët “Bayraktar”.

Dronët italianë kanë kryer 185 orë fluturimi deri më tani, me 78 raporte monitorimi duke identifikuar e asgjësuar 107.462 bimë narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë