Ekspozite

Lúcio Carvalho, kur artistët modern prekin edhe rilindjen

Puna e Lúcio Carvalho është frymëzuar nga skenografia si dhe nga epoka e Barokut dhe Rilindjes. Emocioni, memoria, arkivat imagjinare, fragmente nga e kaluara të cilat janë projeksion i së ardhmes kanë bërë që Lúcio të krijojë këto vepra që duhet të mbrohen për shkak të brishtësisë së tyre dhe për t’u ruajtur që e ardhmja të ekzistojë. Duke përdorur pikturën, fotografinë si dhe skulpturën, Carvalho nuk është veçanërisht i lidhur vetëm me rrugën që po ndjek. Për të, çdo gjë mund të ndryshojnë në çdo kohë, ato janë të këmbyeshme dhe vetëm në shërbim të idesë. "Ajo që është thelbësore për praktikën time është eksperimentimi,  të shprehurit atë që unë dua, të materializoj idenë time me një përzierje kënaqësie në dhimbje, duke më dhënë e gjitha kjo një lloj lehtësimi. Pavarësisht se cilën kohë përdor, e gjithë puna ime është e konceptuar si një pikturë" është shprehur Carvalho. 

Carvalho është trembur nga arti i tij gjatë gjithë jetës
Ai tregon se në fëmijëri gjente strehim nën një tryezë të madhe në dhomën e tij. Aty kalonte kohën duke vizatuar dhe ngjyrosur, duke ekspozuar posedimin e tij me çmim vetëm për sytë e tij. Ndërsa vëllai dhe kushërinjtë e tij do të hipnin me biçikletë, do të vraponin dhe do të luanin, ai vetëm dëshironte të vëzhgonte veprat e tij të mbrojtura me siguri në vendin e tij të preferuar të fshehjes. Për një kohë shumë të gjatë ndjehej ndryshe, fajtor dhe i hutuar pse pati një pasion të tillë për t’u shprehur dhe krijuar. Paralizuar nga frika se nuk do të mund të fitonte jetesën, ai punoi para se të vendoste të ndiqte pasionin e tij dhe të siguronte jetesën si artist.

"Ishte shumë e vështirë të bindja veten se kam një talent ndryshe nga çdo njeri që më rrethonte dhe është pikërisht ky talent që më bënte ndryshe, më jepte pasiguri dhe frikë. Nuk doja që njerëzit ta dinin e aq më pak të shikonin punimet e mia. Kjo situatë ka zgjatur goxha kohë dhe sot jam penduar kur mendoj për atë periudhë dhe qasjen time kundrejt familjes, shoqërisë" shpjegon piktori. Carvalho lindi në 1965 në Cambucí, një komunë e shtetit të Rio de Janeiro në Brazil. Ai u diplomua në 1986 në dizajn industrial dhe vizatim në Universitetin e Rio de Janeiro. Deri në vitin 1997, ai punoi në Rio de Janeiro si drejtor artistik dhe projektues për agjensi të ndryshme reklamimi. Në 1998 ai vendosi të transferohet në San Paulo, ku jeton ende, për t’i kushtuar plotësisht kohën e tij artit. Puna e tij është e njohur gjerësisht në Brazil dhe nëpër botë duke përfshirë Francën, Belgjikën, Gjermaninë, SHBA-në, Italinë, dhe Japoninë, ndër të tjera dhe në panaire, në ekspozita solo dhe në grup. Mes fitimit të disa çmimeve që njohën cilësinë dhe përsosmërinë e natyrshme të punës së tij, ai gjithashtu zgjodhi të jetë pjesë e Ekspozitës Moderne fotografike të Brazilit të krijuar nga Shoqëria Fotografike e Japonisë.
Burimi: MODE/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë