Politike

LSI e fokuson fushatën tek të rinjtë, Kryemadhi: 25 prilli, dita e ndryshimit

Prej disa ditësh, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbritur në bazë përmes takimesh të vogla të zhvilluara kryesisht në ambiente lokalesh për të përcjellë më pas nga një mesazh përmes faqes zyrtare në Facebook.

E bën këtë gjë çdo ditë edhe Monika Kryemadhi e cila kujdeset që të përcjellë foto takimesh kryesish me të rinjtë, aty ku sa duket fokusi është më i madh.

Në një postim të fundit në Facebook, shoqëruar me foto të rinjsh në një takim elektoral me LSI-në, Kryemadhi shkruan se 25 prilli do të jetë dita kur shteti do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Të gjithë duhet t'i japim forca drejt 25 prillit 2021, dita kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve dhe rinisë së mrekullueshme që kemi”, shkruan Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë