Sociale

Lotaria Amerikane, Ambasada e SHBA: Ja çfarë fotoje duhet të përdorni

Ambasada Amerikane në Tiranë jep një udhëzim të rëndësishëm për të qytetarët që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Ambasada iu bën thirrje qytetarëve të mos ripërdorin foto të një viti më parë, pasi për të aplikuar për Lotarinë fotoja duhet të jetë bërë në 6 muajt e fundit

“Mos ripërdorni foto kur aplikoni për Lotarinë Amerikane. Fotot tuaja duhet të jenë bërë në 6 muajt e fundit. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://oë.ly/gfK650BFqrt” shkruan Ambasada.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157773955165838

Që prej datës 7 tetor 2020, kur u hap zyrtarisht mundësia për të aplikuar për Lotarinë Amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë herë pas here ka dhënë detaje në lidhje me aplikimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë