Jete & Stil

Look-u i ri i modeles Irina Shayk

 Ajo është një nga modelet më të kërkuara  në botë.

 Behët fjalë pikërisht për supemodelen ruse Irina Shayk.

Gjithmonë e adhuruar për format dhe stilin e saj, rusja 32 vjeçare, ka shkëlqyer jo vetëm në pistat e pasarelave por edhe në daljet e saj të zakonshme.

Ndonëse veçohej gjithmonë për look-un e saj unik, duket se modelja se fundi ka vendosur të eksplorojë edhe në këtë pjesë, dhe ndryshimi i fundit që ajo ka bërë , ka befasuar jo pak fansat e saj.

 Por një gjë është e sigurt, duke marrë parasysh ndikimin që modelja ka në fushën e modës, look-u i saj i ri, d të kthehet në trendin e  kohës.

Javës së Modës së meshkujve në Milano, 32-vjeçarja është shfaqur me flokët e prera shkurt dhe me baluke. Irina gjithmonë ka preferuar flokët e gjata dhe ky ndryshim në pamjen e saj nuk pritej.

Irina në fakt përveç se ka ndryshuar look-un e saj, në këtë eveniment të rëndësishëm të modës për meshkuj është shfaqur e veshur serioze me një kostum të zi dhe dukej mjaft në formë.

Kujtojmë që Irina është mami i një vajze 1-vjeçare, edhe pse nuk duket aspak në trup që ka lindur një fëmijë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë