Futboll

Lojtari pëson infarkt në fushë, James Rodriguez i shpëton jetën

Momente ankthi në Katar gjatë ndeshjes mes Al Rayyan dhe Al Ëakrah, kur Ousmane Coulibaly ra në fushë papritur, pasi u godit nga një infarkt. Për fat të mirë, gjithçka kaloi pa pasoja fatale.

I pari që e ndihmoi në fushë ishte James Rodriguez, i cili me shumë kujdes i rregulloi pozicionin e kokës 32-vjeçarit, në mënyrë që ai të arrinte të merrte frymë deri në mbërritjen e mjekëve.

Momenti kur Rodriguez ndihmon lojtarin afrikan. Gazeta Si, 13 janar 2022

Një gjest që është përshëndetur nga të gjithë. Ai veprim i bërë me shumë gjakftohtësi nga kolumbiani i njohur i shpëtoi jetën futbollistit nga Mali. Pak a shumë, e njëjta skenë si ajo e Simon Kjaerit, që ndihmoi Kristian Eriksenin në një moment shumë delikat gjatë Europianit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë