Atletike

Lojërat Olimpike, atletes Luiza Gega i dyfishohet paga deri në gusht

Luiza Gega do të paguhet me dyfishin e pagës deri në muajin gusht të vitit të ardhshëm. Atletja e garave të gjata po përgatitet për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it në një takim të fundit ka vendosur që kjo sportiste elitare të ketë një trajtim më të mirë financiar.

Gjatë takimit, ku merrnin pjesë edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Atletikës, atletaj Luiza Gega dhe trajneri i saj Taulant Stërmasi, KOKSH-i mori vendosi që sportistja të paguhet 1800 dollarë në muaj nga 900 që merrte më parë. “Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH-it, sportistes Luiza Gega tashmë do t’i dyfishohet shuma e mbështetjes financiare nga 900 dollarë në 1800 dollarë në muaj. Një financim nga fondi i KOKSH-it për periudhën dhjetor 2019-gusht 2020”, - shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të KOKSH-it.

Luiza Gega gjatë një gare në Amsterdam. Gazeta Si, 14 nëntor 2019

Rezultatet e Luiza Gegës kanë qenë gjithmonë në rritje kohët e fundit. Ajo është kualifikuar me pikë për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Në Botërorin e Atletikës në salla të mbyllura që u zhvillua në Katar në fund të muajit shtator, Gega arriti edhe një rekord kombëtar në këtë disiplinë, me kohën 9 minuta, 19 sekonda dhe 93 të qindtat. Në këtë aktivitet, atletja zuri vendin e 9-të dhe kjo është një arritje për atletikën shqiptare. Tani Gega synon suksesin e radhës në Lojërat Olimpike. Motivimi është edhe më i madh, pas trajtimit më të mirë financiar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë