Rend dhe Ligj

Lleshaj: Të zbardhet vrasja e Klodian Rashës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se zbardhja e vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha është ngushëllimi më i mirë për familjarët e të riut.

Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.

"Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës", shkruan ministri.

Lleshaj shpreh bindjen tek aftësia e drejtësisë për zbardhjen e ngjarjes.

"Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë”, vijon ai.

Klodian Rasha u vra në orë e para të së martës nga një efektiv i policisë, që është arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë