Futboll

Liverpuli ndalet nga Mançesteri, por ringjitet në krye

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e futbollit anglez, Liverpul-Mançester Junajtid. Në “Old Traford” Liverpuli është ndalur nga vendasit, por ka rimarrë kryesimin e Premier Ligës edhe pse tashmë diferenca me Mançester Sitin është vetëm 1 pikë. Për Mançesterin barazimi në këtë përballje ka bërë që të humbasë një vend në renditje, duke u parakaluar nga Arsenali, që pas fitores Sauthemton u ngjit në vendin e katër.

Ndeshja mes Liverpulit dhe Mançester Junajtid është gjithmonë një përballje nervash dhe luftë e hapur. Dëmtimet e shumta për të dyja ekipet i detyruan të dy trajnerët që të bënin disa zëvendësime të detyruara. Klop dhe Solskajer në përballjen e tyre të parë ia dolën që t’i mbajnë ekipet e tyre të në sulm, siç janë mësuar të luajnë zakonisht edhe pse asnjëri nuk mund të kënaqet me një pikë që nuk është se iu bën shumë punë.

Për teknikun e Liverpulit, Klop ka edhe një problem më shumë pas kësaj sfidë, pasi në momentin e zëvendësimit me Shaqirin mesfushori, Henderson ka debatuar duke mos rënë dakord me vendimin e trajnerit. Me një pikë karshi Sitit, tashmë fokusi kryesor i “The reds” do të jetë në Ligën e Kampionëve, ku do të udhëtojnë drejt Mynihut për të sfiduar Bajernin. Ndërsa Mançesteri përpara ka një mision gati të pamundur për të përmbysur humbjen në shtëpi me PSG-në.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë