Futboll

Liverpuli fitoi jashtë fushe, Klop: Do më zërë që pas birrës së parë!

Gazeta Si – Trajneri gjerman i Liverpulit, Jurgen Klop, ka bërë pak ironi pas fitores 1-7 të të tijve në Gllasgou. Prej kohësh skuadrës së tij i mungonte fitorja jashtë fushe dhe kështu gjermani nuk ka pirë birra për shkak të mungesës së suksesit në transfertë.

Pas fitores së fundit, anglezët janë në rrugën e duhur drejt kualifikimit në Champions. Vëmendjen e ka marrë fakti se Liverpuli ka prishur ‘agjerimin’ jashtë fushe dhe për këtë Jurgen Klop në konferencë shtypi bëri edhe batutën simpatike.

Jurgen Klop, trajneri i Liverpulit. Gazeta Si, 13 tetor 2022

“Kjo fitore ndryshon sigurisht edhe qasjen që do të kemi ndaj Mançester Sitit në fundjavë, edhe pse e di shumë mirë që do të jetë tjetër histori. Fitorja e munguar në transfertë? Eh, zakonisht pas ndeshjeve pimë ndonjë birrë, por këtë herë besoj se do jem i dehur që pas së parës.

Tani presim në ‘Anfield’ skuadrën më të fortë në botë për momentin. E dimë që nuk do të jetë e lehtë dhe duhet të punojmë shumë, por sigurisht që është më mirë ta përballojmë me humorin që kemi tani", - ka thënë Klop.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë