Kombetarja

Video/ Shqipëria humb me Poloninë, tifozët njollosin imazhin e saj

Shqipëria u mund 0-1 në “Air Albania”, i dorëzoi Polonisë vendin e dytë, ndërkohë që tifozët njollosën imazhin e vendit tonë me atë që ndodhi në minutën e 77-të. Sapo polakët shënuan, në fushë vërshuan shishet dhe arbitri Turpin ndërpreu ndeshjen. Pas disa minutash skuadrat u kthyen në fushë për të luajtur 13 minutat e fundit, që ishin krejtësisht të ftohta. Tifozët ishin të paralajmëruar për herë të fundit, por me siguri ajo që ndodhi do të ketë kosto. Kujtojmë që në Tiranë do të organizohet finalja e Ligës së Konferencës këtë sezon dhe UEFA na monitoron.

Momenti kur tifozet hodhen sende ne fushe. Gazeta Si, 12 tetor 2021

Për ndeshjen duhet thënë se kuqezinjtë luajtën përgjithësisht mirë, bënë pak gabime në pjesën e dytë, por u duk qartë se mungesat e rëndësishme ndikuan në lojë. Tashmë Kombëtarja jonë ka zbritur në vend të tretë.

Gjatë minutave të para të ndeshjes skuadra jonë hasi vështirësi, pasi Polonia u mundua të shtynte përpara. Disa dalje të shpejta me Roshin u finalizuan me gjuajtjet e Ramadanit dhe Bares, por pa rezultat. Levandovski u bllokua nga Kumbulla dhe mbrojtësit e tjerë, ndërsa një gjuajtje e Zielinskit u prit pa problem nga Berisha. Pati edhe pak nervozizëm nga polakët, sidomos nga sulmuesi Buksa.

Në pjesën e dytë, trajneri Reja nisur me ndërrimet, duke hedhur në fushë Brojën të parin në vend të Uzunit. Më pas Lenjani ka marrë vendin e Trashit. Vuan për disa minuta skuadra jonë, pasi Polonia rrit presionin. Gjithsesi, mbrojtja arrin të rezistojë.

Krushovjak i rrëmben topin Bares dhe hyn në zonë, por ndalet nga Berisha me këmbë. Reagon i nervozuar Reja nga stolid he kapiteni Berisha. Minuta e 77-të është fatale për Kombëtaren. Pas një tjetër gabimi, këtë herë nga Hysaj, polakët veprojnë me shpejtësi dhe krosojnë në zonë, ku Svidierski shënon për miqtë. Ka një provokim të tij për tifozët, të cilët e bombardojnë me shishe dhe arbitri Turpin urdhëron skuadrat të futen në dhomat e zhveshjes.

Ndeshja rifillon me një paralajmërim të fundit për tifozët, por 13 minutat embetura janë shumë apatike. Broja përpiqet të bëjë diçka i vetëm, ndërsa polakët vonojnë lojën dhe në fund ia dalin të marrin 3 pikët dhe vendin e dytë.

Shqipëri-Poloni 0-1
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi (Lenjani 67’), Bare (Cokaj 77’), Ramadani, Roshi (Bajrami 77’), Manaj, Uzuni (Broja 59’). Trajner: E.Reja
Polonia: Shezni, Davidovicz, Bednarek, Glik, Pushacz, Krushoviak, Moder (Klih 46’), Jozvjak (Frankovski 70’), Zielinski, Buksa (Sviderski 70’), Levandovski. Trajner: P.Sousa.

Shënues: Sidviersi 77'
Arbitër: Turpin (Francë)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë