Futboll

Roma mbretëreshë në Tiranë, për Kumbullën trofeu i parë i UECL

Gazeta Si - Roma mbretëreshë në stadiumin “Air Albania”. Skuadra italiane ka fituar 1-0 në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë. Për skuadrën italiane trofeu i edicionit të parë të këtij kompeticioni.

Tifozëri e zjarrtë në kryeqytet, jo vetëm në “Air Albania”, por edhe në vendet e rezervuara për tifozët e dy klubeve.

Pas pak më shumë se çerek ore lojë nga fillimi i ndeshjes, Mourinjo humbi Mkitarian. Ai vinte nga një dëmtim dhe nuk ia doli ta vazhdonte ndeshjen. Në vend të tij Oliverira.

Nikolo Zaniolo shfrytëzoi një top të marrë në zonë në minutën e 32-të, duke shënuar golin e fitores. Roma më pas e ruajti me shumë fanatizëm rezultatin.

Fillmi i pjesës së dytë ishtë mjaft i mirë për Fejnordin. Por ishin pa fat holandezët, të cilët goditën dy herë shtyllën. Rui Patricio po ashtu ishte vendimtar me disa pritje.

Trajneri Slot ndërhyri nga stoli dhe pas tij edhe Mourinjo. Në përpjekje për të mbrojtur rezultatin, portugezi hodhi në fushë Spinacolën dhe Veretu. Vinja dhe Shomurodov ishin dy ndërrimet e fundit të Romës.

Asnjë minutë për Marash Kumbullën në ‘Air Albania’. Tifozët shqiptarë nuk mundën ta shikonin idhullin e tyre sadopak në fushë. Gjithsesi, mbrojtësi i Kombëtares ka fituar trofeun e parë ndërkombëtar në karrierë.

Për trajneri Zhoze Mourinjo ishte finalja e 5-të e fituar në karrierë. Kurse për Romën ky është trofeu i dytë europian.

Nuk kanë munguar momentet e tensionit gjatë ndeshjes në stadium. Pas golit të Zanilos pati tension, por edhe më pas nga tifozët ultras të Fejnordit.

Episodet

50' - Tjetër shtyllë e Fejnordit. Malacia gjuan fort nga ajshte zonës, devijon Rui Patricio dhe topi prek shtyllën.

47' - Me fat Roma. Trauner godet shtyllën, pas një krosi të ulët nga e djathta. Pastaj Rui Patricio shmang golin nga një tjetër goditje.

32' - Roma ka kaluar në avantazh me Zaniolon. Lojtari merr një top në zonë dhe mposht portierin e Fejnordit.

17' - Mkitarian nuk ia del. Zëvendësohet me Serxhio Oliveirën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë