Sociale

Rama: Të shmangim me çdo kusht një mbyllje të dytë

Gjatë prezantimit të Task-forcës pro Shëndetit, strukturë që bashkon gjithë inspektoriatet, Kryeministri Edi Rama, deklaroi se po bëhet çdo gjë që është e mundur që të shmanget një izolim tjetër, duke respektuar të gjitha masat anti-Covid-19.

“Duhet të bëjmë gjithçka që kemi mundësi, që të realizojmë një qëllim me dy objektiva. I pari të pengojmë përshkallëzimin e përhapjes së infeksionit jashtë një ritmi të arsyeshëm dhe ritmin e arsyeshëm mund ta përcaktojmë vetëm ne, që të mbrojmë më të dobëtit dhe sistemin nga një mbingarkesë që mund ta bënte të pamundur shërbimin ndaj shumë qytetarëve që kanë nevojë për shërbimet e përditshme. Dhe objektivi tjetër për të shmangur me çdo kusht një mbyllje tjetër, që po tmerron gjithë botën,” shtoi më tej Kryeministri.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/270975630908532/

Duke marrë shembull liderët e vendeve të mëdha si Franca dhe Gjermania, për faktin se duhet bërë durim, për të mos përmbysur të gjitha sakrificat e mujore, Rama shtoi se qëllimi i kësaj Task-force është për sigurinë e jetës, nga puna, mjedisi ushqimi, barnat dhe për të qenë në rrugë, kudo ku sipas hartës së venë në dispozicion dhe të përditësuar e kuptuar se ku janë pikat e rrezikut.

“Për të qenë në rrugë, jo për të vënë gjoba, por për të sensibilizuar, folur e për të lajmëruar policinë të bëjë detyrën. Për t’u vendosur në udhëkryq bashkë me punonjësit e policisë dhe për të parë me sytë e këtij rrjeti, sjelljen e qytetarëve. Politika e vendosjes së maskës ka ndryshuar, në dinamikë siç kanë ndryshuar shumë gjëra. Nuk bëjmë përjashtim, thjesht jemi përpjekur të jemi nxënës të mirë, të zërave dhe burimeve më autoritare të botës” shtoi më tej kryeministri.

Rama tha se ka një sërë polemikash për vendosjen e maskës kudo në Europë, por është një masë e rëndësishme për të anashkaluar izolimin.

“Nuk duam të mbyllim shkollat, kopshtet. Dëshirën me domosdoshmërinë për të mos u mbytur në presionin e infeksionit. Mbytja mund të vijë në pak javë nëse nuk mbrohemi. E duan që Covid-19 ta vrasë shteti me çifte. E duan të jetojnë syhapur e të dëgjojnë muzikë, e jo zërin e arsyen e kur ndalojnë muzikën dëgjojnë disa delirantë të dalë mendsh, ku Bill Gates kërkon t’iu fusë cipa në trup. S’ka mundësi tjetër veç kontributit të secilit, që s’po i kërkohet të marrë armët, të japë jetën për Atdheun, por i kërkohet thjesht të mos dalë nga shtëpia pa maskë, të mos e provokojë këtë armik të padukshëm. Nëse të gjen të dobët të sakaton, të merr jetën.  Unë vetë kur dal dhe e vë maskë, ndihem i bezdisur, po nuk e vë nga frika se do më ndalojë policia, po se është detyrim fillestar, thelbësor, njerëzor e qytetar. Qeveria këtu nuk është palë tjetër. Detyra vjen me të gjitha përgjegjësitë e sfidat, që të zgjedhin nuk i zgjedh. Sot jemi para një enigme, çdo të ndodhë nga përzierja e dy armiqve, viruset e dimrit e vjeshtës, dhe e këtij armiku të ri,” shtoi Rama.

Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në takimin e një rrjeti inspektoratesh ka deklaruar se punën që mund ta bëjë inspektorati nuk mund ta bëjë askush tjetër, për muajit e ardhshëm, të cilët ajo i cilëson të vështirë.
“Sot në e dimë se ku janë vendet e riskut. Bota e ka nxjerrë me ligj ndërkohë që në vendin tonë ka turma pafund dhe grumbullime të rinjsh që duhen ndërgjegjësuar. Duhet të ri-dimensionojmë këtë funksion që kemi dhe të kontrollojmë ku është risku më i madh. Duhet të punohet me një fokus të veçantë me një taskë-forcë pro shëndetit” shtoi më tej Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë