Sociale

VIDEO / Manastirliu-Kushi me Komitetin e Ekspertëve: Mësimi në universitete do të vijojë online! Nga 6 janari ka rritje të rasteve te të rinjtë

Ministret Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi, kanë mbajtur një dëgjesë me Komitetin Teknik të Ekspertëve për mësimin në universitete. Në takim, u tha se mësimi në universitete do të vijojë online, për shkak se nga data 6 janar ka pasur rritje të rasteve me COVID-19. Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli tha se ka një rritje të incidencës nga 6 deri në 8 janar me 291 raste në 100 mijë banorë duke kërkuar shtim të vëmendjes. Kjo mbledhje vjen pasi studentët në rrjete sociale kanë deklaruar se pranë Ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit kanë dorëzuar një peticion të cilin e realizuan po online. 

"Qëllimi është të propozojmë në kohën e duhur ato masa që janë të përshtatshme. Nga 6 deri në 18 janar rritje e incidencës dy javore, 291 raste për 100 mijë banorë. Dy javë më parë, 227 raste për 100 mijë banorë. Kjo rritje incidence shoqëruar me një rritje incidence të moshave 15-24 vjeçe. Pavarësisht se nuk kemi rritje të vdekjeve këta tregues flasin për një shtim të vëmendjes", tha Rakacolli.

"Pavarësisht se skemi rritje të vdekjeve sikurse mund të kemi në vende të tjera këto flasin për ngushtim. Prandaj në mbledhjet që kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave që kanë për ta vazhduar, orës policore dhe ndalimi i fluturimeve me Britaninë… Edhe mësimi menduam të vazhdojë online. Edhe prania në konvikte e shton rrezikun e infeksionit, ato mund të kthehen në vatra të sëmundjeve", u shpreh ajo.

"Dihet se Tirana e ka numrin më të lartë. Ardhja e studentëve bën që të shpërndahet infeksioni dhe në ato qytete që i kemi kontrolluar. Ky nuk ishte një vendim i lehtë për tu marrë. Në mënyrë unanime pas diskutimeve vendosëm që ta vazhdojmë edhe pak këtë sepse është në të mirë të shëndetit të studentëve të të afërmive dhe të familjarëve të tyre. Është një vendim që është marrë dhe në shumë vende të botës. NË SHBA, Kanda, Angli", tha Rakacolli.

Ky vendim është mbështetur edhe nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila shpjegoi se nuk do të merrej asnjë vendim pa marrë këshilla shkencore nga ekspertët dhe në të mirë të shëndetit publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë