Ka nisur mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës, ku po zhvillohet në tensione të mëdha mes protestuesve dhe policisë të mbledhur përpara godinës së bibliotekës ku po zhvillohet konstituimi dhe zgjedhje e drejtuesve të rinj.
Për disa minutash protestuesit kanë tentuar të përplasen me forcat e policisë, të cilët i kanë zmbrapsur ato.
Protestuesit kanë thirrjet “Rama ik” dhe se kërkojnë zgjedhje të lira. Ndërsa në ambientet e brendshme të godinës janë edhe forcat e policisë të FNSH-së.
Ndërsa mbledhja e këshillit po vijon, kur pas njohjes së mandateve të këshilltarëve kanë nisur zgjedhje për drejtuesit këshillit.
Socialistët kanë propozuar ndërkohë që Brisela Kadia të jetë kryetarja e re e këshillit bashkiak të Shkodrës. Në këto momente po zhvillohet votimi për drejtuesit e rinj të këshillit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.