Politike

Listat e hapura dhe koalicionet, Kuvendi i kalon me 1 tetor

Debati për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore mbyllet në fillim të muajit tetor.

Konferenca e kryetarëve ka vendosur që të kalojë reflektimet në Kod të ndryshimeve kushtetuese në seancën plenare të fillim tetorit.

Deri më 30 shtator është afati i fundit i Këshillit Politik për të reflektuar këto ndryshime, që më gjasë pritet të miratohen në mënyrë të njëanshme nga Kuvendi, sa kohe që nuk ka konsensus dhe për këtë proces komisioni i Ligjeve ka ngritur edhe një grup të posaçëm pune.

Partia Socialiste ka depozituar një draft sipas saj për hapjen 100% të listave. Paralelisht me këtë draft është edhe ai i grupimit opozitar i depozituar nga Rudina Hajdari e cila ka një koncept tjetër për mënyrën se si duhet të hapen listat. Ajo ka depozituar në Kuvend një kopje të draftit për tu shqyrtuar në komisionin e Ligjeve.  

Damian Gjiknuri ka paralajmëruar gjithashtu se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për të mos lënë vakum.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë