Politike

Listat dhe koalicionet më 1 tetor, Paloka: S’shqetësohemi, Rama do humbasë

Nëse nuk ka konsensus deri në fund të shtatorit për listat dhe koalicionet, Kuvendi do të kalojë në mënyrë të njëanshme të gjitha ndryshimet e propozuara nga PS.

Ndryshimet në Kod që reflektojnë prekjen e Kushtetutës pritet të votohen në seancën plenare të 1 Tetorit, me apo pa marrëveshje.      

Gjasat për të gjetur një zgjidhje janë të pakta, aq sa edhe vetë zyrtarët e lartë demokratë po pranojnë të shkojnë në zgjedhje me rregulla të njëanshme, me bindjen e shprehur se, “Rama do të humbasë”.

“Me lista të hapura, pa lista të hapura, me koalicione, pa koalicione, çdo formë që të tentojë të përdorë ai (Rama) është i humbur. E kanë zhytur në gropë dhe nuk del sikur të hidhet përpjetë”, tha nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Më tej ai shtoi: “Ky njeri, kryetari i OSBE-së që pretendon se do të zgjidhë mosmarrëveshjet e Lukashenkos me opozitën e tij, nuk pranon jo të zgjidhë problemet që ka me opozitën shqiptare, por nuk i qëndron një marrëveshje që ka nënshkruar vetë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë