Politike

Listat dhe koalicionet, ambasadori britanik: Këshilli Politik të gjejë konsensus

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, nuk ka ndonjë ide konkrete nëse listat e hapura do të ishin ose një obsion për Shqipërinë, por e ka të qartë rrugën që duhet të ndiqet për çdo ndryshim që ka lidhje me zgjedhjet; konsensusi.

“Reforma elektorale është një çështje e nxehtë dhe diçka që ne e shohim me rëndësi dhe do donim që të implementohet në mënyrën e duhur. Nuk kam një ide të saktë se cila do të ishte mënyra e duhur, çdo vend ka sistemet e veta politike dhe çdo sistem bëhet mirë funksional nëse ka vullnet politik”, tha ambasadori Norman.

Në një prononcnim për mediat, ai sjell si shembull marrëveshjen e 5 qershorit, për të treguar se rruga duhet të jetë e njëjtë për vijimësinë e reformës zgjedhore.  

“Ne ishim mbështetës të fuqishëm të reformës dhe ndryshimeve që u bënë në 5 qershor, një marrëveshje që u firmos nga të gjitha palët dhe vazhdon të qëndrojë dhe nuk duhet të ndryshojë ajo marrëveshje që u bë në 5 qershor.

Nëse do të kishte vazhdimësi të reformës duhet të bëhen në mënyrë sa me transparente dhe të jenë në përputhshmëri edhe me konsensusin e duhur.

Eshte detyrë e Këshillit Politik për të gjetur një mënyrë funksionale dhe të gjejë një konsensus të përbashkët. Mendoj se kjo është e mundur.

Besoj realisht që nëse ekziston vullneti politik Shqipëria do mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ambasadori britanik


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë