Kombetarja

Lista për miqësoret me Kilin dhe Suedinë, Silvinjo pritet të rikthejë Brojën dhe Manajn

Gazeta Si - Trajneri Silvinjo pritet të shpallë në fundjavë listën për dy miqësoret që luhen në fund të marsit, me Kilin në Itali dhe me Suedinë në Stokholm. Braziliani do të ketë emra të rinj në listë, ose më saktë disa rikthime, duke nisur nga Rei Manaj, që po kalon një super formë dhe nuk mund të injorohet.

Silvinjo, trajneri i Kombetares shqiptare

Një tjetër rikthim pritet të jetë ai i Armando Brojës. Edhe pse ai nuk po luan në Premier Ligë, duket se trajneri Silvinjo ka menduar që ta thërrasë sulmuesin, në mënyrë që t’i japë edhe një ‘ndihmë’ për të gjetur formën optimale dhe golin.

Dy emrat e tjerë që pritet të jenë pjesë e listës janë Anis Mehmeti dhe Marvin Çuni, që dy pjesëtarë të repartit të avancuar, i pari në krah dhe i dyti në qendër. Trajneri i Kombëtares dëshiron të shohë gjendjen e këtyre lojtarëve në këtë ndeshje testuese, me qëllimin që të ketë një ide më të qartë më pas, kur të vendosë për listën zyrtare të Europianit.

Për momentin brazilianin e shqetëson dëmtimi i Ismajlit, që la fushën në ndeshjen me Milanin. Trajneri kuqezi pret një informacion më të detajuar për gjendjen e mbrojtësit të Empolit, me shpresën që nuk kemi të bëjmë me një dëmtim serioz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë