Kombetarja

Lista kuqezi/ Jashtë Rei Manaj, Strakosha në pritje

Gazeta Si - Trajneri i Kombëtares ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për 3 ndeshjet e qershorit. Shqipëria luan me Islandën më 6 qershor, Izraelin më 10 qershor dhe Estoninë më 13 qershor. Lista e Rejës ka disa surpriza.

Pjesa e madhe e lojtarëve është ajo e zakonshmja. Lista e Rejës ka 26 lojtarë pr dy sfidat e Ligës së Kombeve dhe miqësoren me Estoninë.

Lista e trajnerit Reja. Gazeta Si, 27 maj 2022

Rikthehen nga dëmtimet Kastriot Dermaku dhe Nedim Bajrami. Trajneri italian ka vendosur të ketë dy lista, atë zyrtare dhe një listë pritjeje. E dyta, me 9 lojtarë, është bërë gati për faktin se ndeshjet janë shumë afër dhe mund të ketë dëmtime.

Ajo që stonon lidhet me portierin Tomas Strakosha, i cili figuron te lista e pritjes. Tre portierët e listës zyrtare janë Berisha, Selmani dhe Kastrati.

Po ashtu, sulmuesi Rei Manaj nuk është në asnjë nga listat e trajnerit Reja për këto 3 ndeshje. Keidi Bare dhe Qazim Laçi janë të dëmtuar.

Trajneri Reja do të dalë sot në një konferencë shtypi, ku do të sqarojë zgjedhjet e tij. Grumbullimi I Kombëtares nis që sot në Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë