Sociale

“Liria” për nënat me fëmijë gjallëron rrugët (fotogaleri)

Rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit janë gjallëruar nga nënat me fëmijë deri në 10 vjeç, të cilëve u është dhënë liridalje në qendrat urbane. Deri në orën 11.00 rrugët dhe sheshet kanë gumëzhirë nga nënat, pavarësisht se në disa raste nuk është respektuar vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që theksonte se nënat duhet të mos shoqëroheshin me shoqe dhe fëmijët duhet të mbaheshin larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Pamjet më të zakonshme ishin ato të prindërve me fëmijët e tyre të vegjël në karrocë, të tjerë për dore, e disa edhe me biçikleta. Disa nëna i shihje teksa lëviznin me maska, e të tjera pa maska, por në shumicën e rasteve u vu re re se gjithmonë kishte përpjekje për të ruajtur distancën nga fëmijët e tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë