Futboll

Mesi i lodhur me PSG-në, kontake me Barcelonën për rikthim të bujshëm

Gazeta Si - Lionel Mesi nuk është mësuar ta vërshëllejnë, siç ndodhi në ndeshjen e fundit të PSG-së në kampionat ndaj Bordosë, ku ai dhe Nejmar nuk u pritën mirë nga tifozët. Këta të fundit kanë reaguar ashpër ndaj lojtarëve dhe drejtuesve, pas eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi duket i lodhur me situatën në Paris dhe në Spanjë shkruajnë me bindje se ai do të kthehet te Barcelona pas një sezoni. Ky lajm i bujshëm vjen nga Gerard Romero, i cili shpjegon se orët e fundit ka pasur kontakte nga klubi katalanas me babanë e Mesit, Jorge Mesi, i cili është edhe menaxheri i lojtarit.

Lionel Mesi. Gazeta Si, 14 mars 2022

Babai i “Pleshtit” ka folur disa ditë më parë me drejtursit e Barcelonës për rikthimin në “shtëpi” të Mesit. Pasi la Barcelonën me parametra zero disa muaj më parë, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” duket i bezdisur nga eksperienca franceze, sidomos tani, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Sipas shtypit spanjoll, drejtuesit e PSG-së nuk duan ta lejojnë Mesin të largohet, por tifozët nuk e duan argjentinasin dhe ata kanë një peshë të madhe në vendimin përfundimtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë