Është pak larg por edhe për shqiptarët që udhëtojnë shpesh mund të jetë një opsion që mund të shfrytëzohet. Nëse kërkonr disa ditë pushime larg përditshmërisë tuaj të ngarkuar, ndërkohë që jeni në dilemë se cilin vend mund të zgjidhni një opsion i ri nga Norwegian Air ju vjen në ndihme të gjithë udhëtarëve.
Norwegian Air dëshiron të gjejë vendin e përsosur me motin e përsosur dhe për këtë arsye ka lancuar një opsionin e ri i cili i ofron përdoruesve mundësinë e kërkimit të destinacioneve bazuar në temperaturat që ata dëshirojnë.
Udhëtarët mund të zgjedhin një varg temperaturash të dëshirueshme prej tyre dhe linja ajrore do të kufizojë se cili prej 40 destinacioneve të saj do të ishte ideale.
“Ne jemi të kënaqur që jemi linja e parë “low cost” në Mbretërinë e Bashkuar që i lejon konsumatorët të zgjedhin destinacionin që dëshirojnë të shkojnë bazuar në temperaturën e tyre të preferuar”, shprehet Thomas Ramdahl, punonjësi komercial i kompanisë.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për ata që mendojnë të planifikojnë disa ditë pushime, tashmë nuk ju duhet të shqetësoheni për vendin dhe klimën , mjafton një klik, për te gjetur detinacionin që kërkoni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.