Futboll

Lindin sot 8 grupet e Championsit, hidhet shorti në Stamboll

Gazeta Si – Hidhet sot, në orën 18:00, shorti i fazës në grupe të Ligës së Kampionëve. Në shortin e Stambollit marrin pjesë 32 skuadra, të ndara në 4 vazo.

Do të krijohen 8 grupe, me nga 4 skuadra secili. Ka rrezik për përplasje skuadrash të mëdha, pasi edhe në vazon e dytë bëjnë pjesë emra big, si Liverpuli, Barcelona, Juventusi e Çelsi.

Foto ilustruese. Trofeu i Championsit. Gazeta Si, 25 gusht 2022

Ja si ndahen skuadrat sipas vazove:
Vazo e parë:
Real Madrid, Eintraht Frankfurt, Bajern Mynih, PSG, Porto, Milan, Mançester Siti, Ajaks.
Vazo e dytë: Liverpul, Çelsi, Barcelona, Juventus, Atletiko Madrid, Sevilja, Lajpcig, Totenhem.
Vazo e tretë: Borusia Dortmund, Salcburg, Shakhtar, Inter, Napoli, Benfika, Sporting Lisbonë, Bajer Leverkusen.
Vazo e katërt: Olimpik Marsesë, Bryzh, Selltik, Viktoria Plzen, Makabi Haifa, Gllasgou Rejnxhërs, Dinamo Zagreb dhe Kopenhagen.

Sipas rregullores, në fazën e parë të kompeticionit asnjë klub nuk mund të ndeshet me një kundërshtar të së njëjtës federatë, kështu që nuk do të ketë derbi. Rregulli vlen edhe për 1/8-at, kurse nga çerekfinalet do të ketë short të lirë.

Dy skuadrat e para të çdo grupi kalojnë në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve. Vendi i tretë kalon në Ligën e Europës, kurse vendi i katërt eliminohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë