Kombetarja

Lila motivon shokët: Duhet të japim 200% të forcave tona

Në prag të ndeshjes së fundit eliminatore për Uefa Nations League me Skocinë në konferencën për shtyp kanë dalë dy mbrojtës të kombëtares kuqezi, Andi Lila dhe Berat Gjimshiti. I pari që iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ka qenë futbollisti kavajas, Andi Lila. Duke qenë një nga lojtarët më me eksperiencë brenda grupit, Lila ka thënën se në këtë ndeshje të fundit, të gjithë shpresojnë që bashkë me lojën e mirë të skuadrës, të vijnë edhe rezultatet.

“Çdo dit me Kombëtaren është e veçantë. Çdo ndeshje është e jashtëzakonshme. Duhet të marrim rezultat pozitiv për momentin dhe të ardhmen e ekipit. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë si ndeshja ndaj Izraelit, por të kemi një rezultat më të mirë. Duhet të përmirësohemi sa më shumë, si në stërvitje dhe në ndeshje. Shpresoj që gjithmonë të jemi me ritme të larta. Çdo futbollist të tregojë cilësitë e veta. Shpresoj që edhe këtë ndeshjen të bëjmë më të mirën dhe të shikojmë shanset tona.”- tha Lila.

Më tej Lila është ndalur në krahasimin mes kësaj skuadre aktuale dhe asaj që drejtonte De Biazi, e cila shkoi deri në kampionatin europian të Francës.

“Ne shkuam në Europian dhe ndërruam nivel. Nuk ka skuadra të lehta dhe të forta. Do të kemi gjithmonë shpirtin luftarak dhe në ndeshje duhet të japim 200%. Kjo është e vetmja rrugë. Në qoftë se japim më të mirën, nuk do të kemi probleme. Nëse me skuadra më të vogla do të futemi me ndjenjë nënvlerësimi, gjithmonë kemi pasur probleme. Të jemi skuadër rivale siç kemi treguar më parë.”- u shpreh mbrojtësi 32-vjeçar.

Më tej në prononcimin e tij Lila ka thënë folur edhe për ndërrimin e brezave te Shqipëria. Ai shtoi se rruga është në rrugën e duhur për nivelin e lojës që po prodhon dhe se tashmë pritet që të vijnë edhe rezultatet.

“Ekipi është në një fazë ndërrimi gjeneratash. Do kohën e vetë. Së fundmi skuadra ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ka munguar fati dhe rezultati. Jemi në rrugën e duhur. Të gjithë bashkë duhet të jemi për të arritur objektivin madhor”, u shpreh Andi Lila.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë