Futboll

Lila mbledh futbollistët e Superligës për kontratat dhe Ligjin e Sportit

Sindikata e futbollistëve shqiptarë fill pas ngritjes së saj ka filluar nga aktiviteti për të ndihmuar futbollistët profesionistë në vend. Gjatë pasdites së djeshme është bërë edhe takimi i radhës i kryesisë së kësaj sindikate me kapitenët e ekipeve të Superligës dhe Kategorisë së Parë.

Nën drejtimin e kryetarit të kësaj sindikate, Andi Lila mësohet se është diskutuar për një sërë problematikash që shqetësojnë futbollistët profesionistë shqiptarë.

Foto nga mbledhja e Sindikates se Futbollisteve - Gazeta Si, 9 shtator 2019

Në një postim në facebook, Sindikata e futbollistëve sqaron se: “Mbledhja zgjati 3 orë ku u diskutua për kontratën kolektive me FSHF, ligjin e sportit dhe problemet që janë akumuluar gjatë viteve!”

Sakaq mësohet se përfaqësues të sindikatës bashkë me kapitenët, këtë muaj do të zhvillojmë takime me lojtarët e çdo skuadre. Gjithashtu pritet që takimet e kësaj sindikate me futbollistët  të jenë të përmuajshme në mënyrë që të mbahen në kontakt për të gjitha problematikat që mund të hasen gjatë vijimit të kampionateve.

Foto nga mbledhja e Sindikates se Futbollisteve - Gazeta Si, 9 shtator 2019


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë