Kombetarja

Lihtenshtejni përballë kuqezinjve në miqësoret e qershorit, test para Europianit

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar tashmë zyrtarisht dy miqësore për muajin mars, ku kundërshtarë janë Kili dhe Suedia, dy skuadra të nivelit të lartë. Në qershor ndërkohë do të ketë edhe teste të tjera dhe njëri prej tyre do të jetë ndaj Lihtenshtejnit, sipas federatës së këtij vendi.

Trajneri Silvinjo kishte kërkuar kundërshtarë më të dobët për testet e qershorit dhe Lihtenshtejni është i tillë. Pritet zyrtarizimi për këtë ndeshje, që të mësohen detajet e tjera, data dhe vendi ku do luhet ajo.

Fillimisht kuqezinjtë do të përballen me Kilin më 22 mars, një ndeshje që do të zhvillohet në Itali, në stadiumin e Parmës. Më pas, më 25 mars, do të jetë radha e Suedisë në Stokholm.

Në qershor Kombëtarja jonë do të bëjë edhe ‘provën gjenerale’ para Europianit të Gjermanisë. Këtë muaj janë parashikuar tri ndeshje, ndërsa kundërshtarët, përveç Lihtenshejnit, mbeten për t’u mësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë