Lajme

Lihet në burg ish-kreu i Kadastrës në Durrës

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës Shtetërore, Liridon Pulën, i cili u arrestua pak ditë më parë për shpërdorim detyre.
Pula zëvendësoi në këtë post Ardian Iljazajn, ndërsa aktualisht në krye të Kadastrës së Durrësit është urdhëruar Arjan Çengu.
Liridon Pula, drejtori i Kadastrës Durrës, u arrestua tri ditë më parë, pasi gjykata ka caktuar masë sigurimi “arrest me burg”, i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave.
Arrestimi është kryer në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë