Politike

Ligji për portet turistike/ Rama akuza PD-së: Alarmuan BE-në përmes helmit të tyre! 

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama teksa hodhi akuza ndaj opozitës për ‘eksportim të baltës dhe helmit’ nga kryeqyteti shqiptar drejt vendeve të BE-së, me qëllim sipas tij goditjen e qeverisë, shtoi se të njëjtën gjë PD bëri edhe edhe me ligjin për portet turistike në Parlament.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ndryshimi ishte i domosdoshëm për të mos penguar dhe për të mos vonuar investitorët të cilët investojnë në bregdet në pronat e tyre, dhe kanë një projekt që ka dhe një marinë të vogël.

Sipas tij, Shqipëria është një vend që ka një defiçencë shumë të madhe me pikat e ankorimit në det.

“Ka shumë ‘helm’ që hidhet çdo ditë këtu, siç besoj mund ta keni parë rezistencën idiote që u bë për një ndryshim krejt të thjeshtë për portet në parlament, aq sa u vu alarmi edhe në Bashkimin Europian.

Në fakt, ndryshimi është i domosdoshëm për të mos penguar dhe për të mos vonuar dhe marrë zvarrë, investitorët të cilët investojnë në bregdet në pronat e tyre, dhe vijnë me një projekt që ka dhe një pontil apo një marinë të vogël dhe përgjigjja që marrin është: ‘mund ta marrësh lejen për këtë pjesën tjetër, për pontilin dhe për marinën duhet bërë tender’.

Sepse në ligjin ekzistues, normal, duke qenë se deti është nën administrimin total të shtetit, për portet turistike që ndërton, që nxjerr në garë qeveria, bëhet garë, ndërsa t’i thuash tjetrit që ‘ti investoje gjithë këtë këtu, po për parkimin, se porti është një parkim i anijeve, për parkimin do bëjmë një garë’, i bie që të krijosh ‘territore luftrash'”, tha ai.

Sipas PD, ky ligj ngre shqetësime lidhur me mungesën e konkurrencës dhe transparencës, si dhe hap debat mbi përfitimin afatgjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë