Fizikanti i njohur Stefan Hawking, i cili ishte i sëmurë nga paraliza trupore, ka shprehur në shkrimet e tij se kishte frikë nga raca e “super njerëzve” të cilët do të jenë të aftë për të manipuluar evolucionin e tyre. Përpara se të vdiste në mars, profesori i universitetit të Kembrixhit parashikoi se njerëzit këtë shekull do të fitonin aftësinë për të ndryshuar tiparet njerëzore si inteligjenca dhe agresioni, por shqetësimi i tij më i madh ishte se kapacitetin e inxhinierisë gjenetike do ta merrnin në duar të pasurit. Hawking e shkruajti këtë teori në një sërë esesh dhe artikujsh që u botuan pas vdekjes së tij në formën e një libri me titull, “Përgjigje e shkurtër e gjithë pyetjet e mëdha”.
Në një fragment të librit, botuar në artikullin shkencor të “Sunday Times”, hidhet dritë mbi mendimet përfundimtare të fizikantit dhe autorit më të pëlqyer nga të gjithë të pasionuarit e shkencës. Në shkrimet e tij ai thoshte se njerëzimi ishte duke hyrë një fazë të re të asaj që quhet “evolucion i vetë projektuar”, në të cilin njerëzit do të jenë në gjendje të ndryshojnë dhe përmirësojnë ADN-në. Fillimisht ai parashikoi, se këto modifikime do të ishin të rezervuara për riparimin e defekteve të caktuara, të tilla si distrofi muskulore, të cilat kontrollohen nga gjenet dhe prandaj bëjnë korrigjime relativisht të thjeshta. “Megjithatë, unë jam i sigurt se gjatë këtij shekulli njerëzit do të zbulojnë se si do të modifikojnë inteligjencën dhe instinktet,” shkroi Hawking.
Sipas fizikantit, mund të ketë ligje që do të kufizojnë inxhinierinë gjenetike të tipareve njerëzore, por disa njerëz nuk do të jenë në gjendje ti rezistojnë tundimit për të përmirësuar karakteristikat njerëzore, siç janë madhësia e kujtesës, rezistenca ndaj sëmundjes dhe gjatësia e jetës. Gjithashtu ai shkruan se sapo të shfaqen “super njerëz” të tillë, do të ketë probleme të rëndësishme politike me njerëzit të cilët nuk do të kenë këtë aftësi. “Me sa duket, ata do të vdesin ose do të bëhen të parëndësishme,”shkruan ai.
Ai parashikoi një racë të qenieve vetë krijuese të cilat po përmirësohen në një shkallë gjithnjë e në rritje. Nëse raca njerëzore arrin të ri- dizajnojnë vetveten, ndoshta në të ardhmen, do të ndryshojë planetët dhe yjet. Në librin e Hawking theksohet se ai kishte frikë, që njerëzit e pasur së shpejti do të mund të zgjedhin të ndryshojnë ADN e fëmijëve të tyre dhe kështu do të lindë një pabarazi shoqërore e cila do tërrisi kriminalitetin në botë. Artikulli tërheq një paralelizëm me lëvizjen e emergjencës se shekullit 20 e cila është ngjashme me nocionin e përmirësimi njerëzor që mund të lindi nga “manipulimi” gjenetik. Disa studiues kanë shprehur, frikën se ndryshimi i ADN-së mund të jetë duke kaluar standardet ekzistuese. Teknologjia e ndryshimit të gjeneve, ka qenë një burim mosmarrëveshjesh për aplikimet e industrisë konsumatore, duke alarmuar grupet e konsumatorëve dhe të mjedisit. Megjithëse Hawking e tregonte veten optimist siç shkruante në librin “Përgjigje të shkurtra për pyetjet e mëdha” ai shprehet se bota do të hyjë në kaos nga ambicia e njerëzve për teknologjinë e re.
“Mund të imagjinohet një teknologji e tillë, duke transformuar tregjet financiare, hulumtuesit njerëzor duke manipuluar njerëzit dhe potencialisht duke na nënshtruar që ne të bindemi,” shkruan ai. Inteligjenca artificiale që është në gjendje të përmirësojë veten pa ndihmë njerëzore mund të jetë në gjendje të ndryshojë të ndryshojë botën ashtu si dëshiron,” shkruan Hawking.
Shkencëtari i mirënjohur dhe eksploruesi i gravitetit, vrimave të zeza dhe fizikës në përgjithësi shënoi një transformim për fizikën moderne duke ofruar përgjigje për një numër misteresh, midis tyre dhe jetëgjatësinë e Tokës.
“Nëse ju pëlqen, ju mund ta quani “ligji i zotit” por nuk do të vijë nga zoti, edhe kërcënimi i madh për përplasjen e asteroideve me planetët. Unë e konsideroj, pothuajse të pashmangshme që një konfrontim bërthamor apo katastrofë mjedisore do të dëmtojë Tokën në vitet e ardhshme,” shkruan fizikanti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.