Lajme

Ligji i luftës, kryediplomati grek, Kotzias: Skizofreni historike

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është shprehur se Ligji i Luftës është një skizofreni historike dhe do të ketë një dekret presidencial për të.

Kryediplomati i vendit fqinj ka folur edhe për ecurinë e negociatave për një sërë cështjesh me homologun shqiptar, Ditmir Bushati.  Dy ministrat u takuan në Souni të Greqisë ku edhe firmosën marrëveshjen për Njohjen e Nndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të Automjeteve. Marrëveshja parashikon që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e lejes së drejtimit greke, e cila ka edhe një impakt financiar nga 700 deri në 1000 euro. Qytetarët do të dorëzojnë lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri dhe do të marrin atë greke duke patur mundësi të qarkullojnë ose të punësohen si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.

 “Kemi avancuar në lidhje me takimet për zonat ekonomike, besoj do të kemi lajme të mira” u shpreh Kotzias.

Ministri i Jashtëm grek foli edhe për vizitën e shtyrë të Kryeministrit Tsipras, për të cilën u shpreh beson se do të zhvillohet para vjeshtës.

Më herët, është zgjidhur çështja e regjistrimit të fëmijeve shqiptarë të lindur në Greqi. Marrëveshjet e arritura janë rezultat i takimeve dhe negociatave të dy ministrave në Kretë dhe Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë