Kombetarja

Liga e Kombeve/ Shqipëria mundet në fund nga Irlanda nën rrebeshin e Shkodrës

Gazeta Si – Shqipëria në futboll për femra luajti sot në ‘Loro Boriçi’ ndeshjen e radhës ndaj Irlandës, ku humbi 0-1. Ishte ndeshja e 4-t në Grupin B1 të Ligës së Kombeve dhe vajzat kuqezi ishin shumë pranë barazimit. Vetëm 2 minuta para fundit irlandezet shënuan golin e fitores.

Kombëtarja jonë, e drejtuar nga trajneri Armir Grima, e nisi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Tukaj, Maliqi, Hila, Gjini, Franja, Berisha, Doçi, Krasniqi, Hamidi dhe Maksuti.

Shqipëria pati një mundësi të mirë me Mimoza Hamidin, e cila u bllokua në momentin e fundit nga mbrojtja irlandeze. Nga vajzat kuqezi pati pretendime për një penallti për prekje të topit me dorë në zonë nga Quinn e Irlandës, por arbitrja Saribekyan vazhdoi lojën.

Pjesa e dytë e ndeshjes u luajt nën reshjet e dendura të shiut, amdje rifillimi i kësaj pjese u shty për një orë nga UEFA. Reshjet pushuan dhe gjendja e fushës u normalizua për vazhdimin e lojës. Irlandezet ishin më kërkuese, Rexhepi bëri dy pritje, por në minutën e 88-të do të dorëzohej, teksa Sulivan shënoi nga afër portës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë