Futboll

Liga e Kombeve kthen sfidën e pafundme Itali-Gjermani, Mançini: Pjesë e spektaklit!

Italia, kampione e Europës, ka rënë në një grup të hekurt në Ligën e Kombeve. Në grupin 3 të Ligës A ajo sfidon Gjermaninë, Anglinë dhe Hungarinë. Franca, kampione në fuqi e Ligës së Kombeve, është në një grup me Austrinë, Kroacinë dhe Danimarkën.

Kthehet kështu sfida e pafundme mes Italisë dhe Gjermanisë. Mançini po mundohet të rinovojë skuadrën, ashtu si dhe gjermanët, ku veteranët e mbetur janë Tomas Myler dhe Manuel Nojer. Anglia, një tjetër skuadër e fortë në këtë grup, ndoshta do të kërkojë “hakmarrjen” për humbjen në finalen e Europianit ndaj “axurrëve”.

Shorti i Liges A te Liges se Kombeve. Gazeta Si, 17 dhjetor 2021

Roberto Mançini, pas hedhjes së shortit, tha: “Janë vetëm ndeshje futbolli, të ndeshesh me skuadra të tilla të forta është pjesë e spektaklit të futbollit. Me Anglinë luajtëm finalen e fundit të Europianit. Me Gjermaninë është një klasike e futbollit botëror dhe për mua do të jetë hera e parë si trajner, ndaj jam i lumtur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë