Futboll

Liga e Kombeve/ Barazim mes Gjermanisë e Anglisë, Italia e para

Gazeta Si - Ka përfunduar në barazim, 1-1, sfida mes Gjermanisë dhe Anglisë në Mynih. Me këtë rezultat ka buzëqeshur Italia në Ligën e Kombeve. ‘Axurrët’, pas fitores me Hungarinë, kryesojnë grupin 3 të Ligës A me 4 pikë.

Nga ndeshja Gjermani-Angli, 1-1. Gazeta Si, 7 qershor 2022

Në ‘Allianz Arena’, Gjermania kaloi në avantazh me anë të Hofman. Atij iu anulua edhe një gol në pjesën e parë. Dy minuta para fundit Kejn shëtoi Anglinë nga humbja me një penallti, që shkaktoi polemika. Barazimi ka evituar edhe rënien e anglezëve nga grupi.

Italia mundi sot 2-1 Hungarinë, duke marrë kreun e grupit. Në Çezena, djemtë e rinj të Mançinit bënë një pjesë të parë shumë të mirë.

Rezultati u zhbllokua pas gjysmë ore nga një e djathtë e saktë e Barelës. Pastaj ishte radha e Pelegrinit për të dyfishuar shifrat në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Politano u ndal nga traversa. Mançini ishte pa fat, pasi shkaktoi një autogol, duke rifutuar në lojë Hungarinë. Ka debutuar në këtë ndeshje Alesio Zerbin, një lojtar i Frozinones, por në pronësi të Napolit. Italia e re duket vërtet simpatike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë