Futboll

Liga e Kombeve, Anglia dhe Holanda përballen në gjysmëfinale

Është hedhur sot shorti për fazën gjysmë finale të Ligës së Kombeve. Shorti ka vënë përballë kampionët e Europës, Portugalinë me Zvicrën. Ndërkohë Anglia do të luajë kundër Holandës për një biletë në finalen e madhe. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në datë 6 dhe 5 qershor në vitin e ardhshëm, ndërsa në 9 qershor do të luhet finalja e madhe.

Të treja ndeshjet do të luhen në Portugali, si vendi kampion i Europës, por edhe si vendi që e preu i pari biletën për në “final four” të këtij kompeticioni.  Dy gjysmëfinalet dhe finalja e madhe do të luhen në stadiumet “Estadio do Dragao” në qytetin e Portos dhe në “Estadio D. AfonsoHenriques” në qytetin e Guimarash.

https://twitter.com/UEFAEURO/status/1069587846678355970

Të dyja përballjet parashikohen shumë të forta dhe e vështirë që të parashikohet se cila skuadër do të shkojë deri në fund dhe të arrijë të fitojë trofeun. Anglia ka shansin që për herë të parë pas më shumë 60 vite të fitojë në trofe në nivel ndërkombëtar. Kjo mund të merrte një vlerë të shtuar nëse do të arrihej për shkak se do të vinte duke mposhtur Holandën, kombëtare të cilën “tre luanët” nuk e mundin që në nga viti 1969.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë