Futboll

Liga e Kampioneve/ Vajzat e Vllaznisë përballen me ekip ukrainas në play-off

Gazeta Si – Në Nion u hodh sot shorti i fazës së ‘play-off’-it të Ligës së Kampioneve në futboll për femra, ku merr pjesë edhe Vllaznia. Shkodranet do të përballen me ekipin ukrainas të Vorskla Kharkiv-2.

Vllaznia eliminoi në turin e parë Spartak Mijavën, kurse ukrainaset mundën Lanchkhuti dhe Bilk-Shymkent. Tani përplasen mes tyre në ‘play-off’.

Vllaznia duke festuar me një trofe të fituar. Gazeta Si, 1 shtator 2022

Ndeshja e parë mes Vllaznisë dhe ekipit ukrainas do të luhet më 20 ose 21 shtator, ndërsa e kthimit një javë më pas në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Për ndeshjen e parë nuk është përcaktuar ende fusha, për shkak të gjendjes që po kalon Ukraina.

Vllaznia ishte e favorizuar në short. Ajo bënte pjesë në vazon e pare, pasi ka koeficient të lartë në renditje, madje më mirë se skuadra me emër si Roma dhe Benfika.

Shkodranet synojnë të kalojnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, që do të ishte historike për futbollin shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë