Futboll

Liga e Europës, sfida të lehta për ekipet e mëdha

Mbrëmjen e kësaj të enjte rikthehet në fazën me eliminim direkt edhe kompeticioni i dytë europian, Europa League. Janë të shumta ekipet e mëdha europiane që do të zbresin në fushë këtë të enjte. Duke filluar me Çelsin, Arsenalin, Interi, Napoli, Sevilja e shumë të tjera, të gjitha këto ekipe që nuk kanë mundur dot të shkojnë në Champions do të kërkojnë suksesin “kupën e vogël europiane”. Ndeshjet janë të ndara në dy fasha oraresh si zakonisht, një pjesë në 18:45 dhe të tjerat në 21:00.

Në pasdite ajo që mund të veçohet si ndeshja më fortë është ajo që do te luhet në “Olimpico” mes Lacios dhe Seviljas. Edhe sfida e Stambollit mes Gallatasarajit dhe Benfikës pritet të jetë shumë e fortë dhe e luftuar me të dyja ekipet që do të kërkojnë të fitojnë. Sakaq për Interin dhe Arsenalin paraqiten ndeshja relativisht më të thjeshta.

Zikaltërit udhëtojnë drejt Austrisë për t’u përballur me Rapidin e Vjenës. Skuadra nuk është e qetë pas trazirave që kanë ndodhur në grup me ish-kapitenin Ikardi që nuk ka udhëtuar bashkë me grupin. Por gjithsesi Spaleti ka kërkuar ta mbajë grupin të bashkuar dhe do të kërkojë fitoren në këtë sfidë. Sakaq për Arsenalin me gjithë problemet e mëdha në kampionat në Europa League sërish mbetet një ekip i madh.

Më poshtë tabela e plotë e ndeshjeve të orës 18:55 në Europa League:

Në mbrëmje ndeshjet e forta do të jenë disa. Valencia që udhëton drejt Skocisë për të sfiduar Sëlltikun nuk pritet ta ketë të lehtë. Por edhe Shaktari me Entrahti i Frankurtit pritet të masin forcat e tyre dhe spektakli duket i garantuar. Nuk duhet humbur edhe ndeshja e Sportingut dhe Vilarealit. Spanjollët edhe pse janë në krizë këtë sezon, sërish janë një ekip me traditë në Europë dhe Sportingu nuk pritet ta ketë aq shumë të lehtë.

Për londinezët e Çelsit pritet të jetë një formalitet sfida me Malmoe, por nuk duhen përjashtuar në asnjë moment surprizat. Sarri do të kërkojë një reagim të fortë nga skuadra e tij pas asaj humbje shokuese në kampionat me Mançesterin. Një sfidë e lehtë në letër paraqitet edhe për Napolin që do të udhëtojë drejt Zvicrës për të sfiduar Zyrihun. Italianët do të kërkojnë ta mbyllin Çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e parë.

Më poshtë tabela e plotë e ndeshjeve të orës 21:00 në Europa League:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë