Futboll

Lerda mendon penalltitë dhe beson për kualifikimin e Partizanit

Partizani luan të mërkurën ndeshjen e kthimit në turin e parë eliminator në Ligën e Kampionëve. Luan në Baku, në fushën e Karabagut, me të cilin barazoi 0-0 në Tiranë dhe është në lojë për kualifikimin, por i duhet të shënojë patjetër në fushë kundërshtare. Trajneri italian i Partizanit, Lerda, e sheh plot besim ndeshjen e kthimit. Ai flet edhe për penalltitë, nëse edhe ndeshja e kthimit mbyllet pa gola, por edhe për kualifikimin e të tijve.

“Partizani është gati për ndeshjen e kthimit me Karabagun. Deri tani gjërat na kanë shkuar mbarë. Kemi studiuar ndeshjen e parë me detaje dhe kemi nxjerrë konkluzione pozitive. E dimë që në Azerbajxhan na pret një ndeshje shumë e vështirë, por luajmë shanset tona dhe jemi besimplotë. Do të shohim për lojtarët, të cilët do të jenë më në formë. Do të mbrohemi fort, por edhe do të sulmojmë. Penalltitë? Është një mundësi dhe duhet të jemi gati, sepse mund të shkojë ndeshja edhe te penalltitë. Kemi besim te kualifikimi, edhe pse luajmë ndaj një skuadre me buxhet 25 milionë euro, që ka shkuar deri në fazën e grupeve rregullisht. Në futboll ndodhë gjithçka dhe ne do të bëjmë tonën. Jam shumë i kënaqur me ekipin, megjithatë duhet të përmirësohemi. Lojtarët e ardhur gjatë merkatos së verës nuk janë ende gati për të luajtur titullarë”, - ka theksuar trajneri italian i të kuqve.

Franko Lerda zuri vendin e Skënder Gegës te Partizani dhe debutoi me barazim në stolin e tij. Veçanërisht pjesa e dytë ishte pozitive por kampionët e Shqipërisë në ndeshjen e parë ndaj azerëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë