Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka pasur një debat në distancë me kryebashkiakun Veliaj për lejet mjedisore.
Ditën e djeshme, kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të qeverisjes qendrore kërkoi decentralizimin e lejeve mjedisore.
Kryebashkiaku i Tiranës kërkoi që ato t’i kalojnë pushtetit vendor, pasi nuk mund të vendosë qeveria për një furrë buke apo një lavazh dhe se qytetarët i kërkojnë llogari pikërisht pushtetit vendor për problemet që vijnë në këtë drejtim.
Ndërsa, sot në një aktivitet në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i është kundërpërgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ministri Klosi theksoi se janë prishur dëshirat e një kryebashkiaku me ligjin e ri për lejet mjedisore.
“Ndryshimi i ligjit ka prishur shumë interesa, ka ndryshuar shumë rregulla. Është e vërtetë se vendosja e rregullit ka shkaktuar shumë probleme dhe ka prishur interesa. Por është mirë që parqet që ka na falur Zoti t’i mbrojmë. Vlerat e tyre janë shumë më të veçanta se dëshirat e një kryebashkiaku, sepse duke qenë e bukur është shumë e lakmueshme. Duhen aktivitete që nuk dëmtojnë agro-turizmin dhe natyrën”, u shpreh ndër të tjera ministri Klosi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.