Kombetarja

Legjionarët, shkëlqejnë Manaj dhe Bare në Spanjë

Ka vijuar shumë pozitive kjo fundjavë për futbollistët e kombëtares shqiptare në kampionatet e huaja. Pas Markut dhe Gjimshitit, ishin dy përfaqësuesit tanë në futbollin spanjoll, ata që kanë shkëlqyer. Rej Manaj me Albaseten dhe Kejdi Baren me Malagën kanë qenë në formë shumë të mirë në ndeshjet e kësaj jave në Ligën e dytë të futbollit spanjoll, La Liga 2.

Rej Manaj arriti të shënonte një gol shumë të rëndësishëm për ekipin e tij që lufton për t’u ngjitur në La Liga. Sulmuesi lushnjar shënoi pikërisht rrjetën e parë në minutën e 5’, duke i hapur kështu serinë e tre golave që në fund i dhanë fitoren Albasetes me Rayo Majadahondën. Për sulmuesin e kombëtares shqiptare ky ishte goli i pestë në La Liga 2 me fanellën e Albasetes, që në verën e shkuar investoi tek ai për ta marrë nga Inter. Me këtë formë të mirë në këtë periudhë, Rej Manaj mund të shpresojë edhe në një thirrje nga trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja për ndeshjet e qershorit të vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian “Euro 2020”.

Pozitive ka qenë kjo javë edhe Kejdi Baren. Mesfushori fierak ka qenë titullar me Malagan në ndeshjen e fundit. Mesfushori kuqezi nuk mundi të luante për 90’, pasi u zëvendësua në minutën e 75’, por nga mediet spanjollë është vlerësuar me notë pozitive për paraqitjen e tij përballë Kadizit.

 

Më Shumë