Politike

A ka frikë nga burgu dhe shpallja ‘non grata’? Meta: S’më kërcet fare, jam kristal. Do bëhem kryeministër

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat është pyetur nëse ka informacione se do të përfundojë në burg. Meta tha se është kristal i pastër dhe një informacion ka të sigurt se do të bëhet kryeministër.

“A u dekorua Dvorani nga Sekretari amerikan i Shtetit dhe nuk ishte në axhendën e Sekretarit amerikan! Edi Rama çau tv kur u dekorua Dvorani. Pse e la me 7 vota për anëtar të Gjykatës Kushtetuese Dvoranin, ma sqaroni dot?!. Nuk më kërcet fare jo për CEZ-DIA por për asgjë. Jam kristal i pastër. Dumani është përpjekur që të falsifikojë një proces të tërë. Ka marrë përsipër si i fortë se do të bëjë namin, ai nuk ka kurajo të merret me aferën e Ramës

Një gjë e kam të sigurt do të jem kryeministër i ri Shqipërisë do të bëhem sërish president pas 20 vitesh. Për ato 'non grata' nuk është problem. Problem është kur të shpallë Ilir Meta 'non grata'.

Ilir Meta ka një problem të mos tradhtojë Ilir Metën. Më mirë i tradhtuar se të jesh tradhtar. Tradhtarët i neverisin të gjithë. Kam vetëm një informacion Ilir Meta bëhet shumë shpejt kryeministër. E ftoj SPAK-un të më thërrasë që tani kur tu bëj unë pyetje prokurorëve të dum Dumanit” tha Meta.

“Nëse doktori do të bëhet Kryeministër e lë unë, s’ka problem. Bëhem zv. Kryeministër dhe ministër i punëve të Brendshme” shtoi Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë