Futboll

Lautaro shpëton Interin, Arsenali bie në Bjellorusi

Nuk kanë munguar surprizat në ndeshjet e para të fazës së 1/16 të Ligës së Europës. Në ndeshjet e luajtura në orën 18:55 surpriza më e madhe ishte humbja e Arsenalit në fushën e Bate Borisov. Topçinjtë londinez nuk shkuan më shumë se një disfatë 0-1 në fushën e modestëve të Bate Borisov. Arsenali kishte hedhur në fushë një pjesë të mirë të lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta në kampionat dhe është befasuar nga vendasit. Tashmë për skuadrën e Emeri do duhet një fitore me dy gola diferencë për të kaluar në turin tjetër. Me humbje ka dalë nga ky raund i parë edhe Lacio, që u mposht 0-1 nga Sevilja në “Olimpico”.

Ndërkohë Interi me shumë halle dhe skandale të njëpasnjëshme ka arritur të marrë një fitore minimale në fushën e Rapidit të Vjenës. 0-1 kanë triumfuar zikaltrit me gol të Lautaro Martinez. Argjentinasi ia doli me sukses në provën e parë si lider, duke e zëvendësuar denjësisht Mauro Ikardin. 21-vjeçari ktheu në gol një penallti që e fitoi po vetë në minutën e 40’.

Në ndeshjet e tjera të orës 18:55, Benfika fitoi 1-2 në fushën e Gallatasarajit, ndërsa Olimpiakos me Dinamo Kiev dhe Krasnodar me Bajer Leverkusen janë ndarë në barazime.

Tabela e rezultateve të ndeshjeve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë