Nga Gazeta 'Si'-Moti relativisht i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas- mesdite kur pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veri-verilindore dhe ekstremin juglindor, por nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 – 3 gradë rritje në mengjes, por edhe mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.