Shendet

Largohen gripi dhe virozat

Nga Gazeta Si- Gripi dhe virozat vijojnë të jenë prezentë në vendin tonë, edhe pse në një numër më të vogël rastesh këtë javë, në krahasim me një javë më parë.

Sipas ISHP, në javën e fundit të shkurtit janë raportuar 15 478 infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes me shtrirje në të gjithë vendin.

Kjo shifër është më e ulët se dy javë më parë ku, u regjistrua dhe niveli më i lartë i infektimeve me rreth 17 mijë persona që kërkuan ndihmë mjekësore.

Më të prekurit nga këto infeksione vijojnë të jenë moshat pediatrike 0-4 vjeç.

Sipas ISHP, qytetet me rritje të rasteve me grip apo infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes kanë qenë Tropoja, Dibra, Berat Delvinë, Durrës dhe Vlorë.

Ndërkohë këtë javë janë shënuar edhe infektime nga fruthi ku numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 31.

Numri më i lartë të të prekurve me fruth i përkasin grupmoshës 5-9 vjeç të cilët zënë  35.5% të totalit të rasteve të konfirmuar ndërsa Incidenca më e lartë është në grupmoshën 2-4 vjeç me 1.3 raste/100 000 banorë.

Më herët, Artan Simaku ka pohuar për Gazetasi.al se Shqipëria është larg pragut epidemik të gripit dhe fundi i shkurtit do të shënojë edhe fundin e rritjes së rasteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë