Futboll

Largimi nga Inter, Ikardi sqaron njëherë e mirë situatën

Gjithmonë në lajmet e merkatos italiane në këto 5 muajt e fundit është prezent sulmuesi i Inter, Mauro Ikardi. Argjentinasi pas problemeve që pati me klubin dhe marrëdhënieve të acaruara me tifozët dhe trajnerin gjithmonë është përfolur se do të largohet nga Milano. Por këtë të premte sulmuesi i Inter ka sqaruar gjithë situatën në rrjetet sociale, aty janë prodhuar edhe polemikat më të mëdha nga mediet.

Në një postim në Instagram, Ikardi shkruan se nuk ka ndërmend që të largohet nga Inter dhe se këtë gjë ia ka bërë të ditur drejtuesve të klubit. Sipas ish-kapitenit zikaltër gazetat shkruajnë për largimin e tij, pasi një gjë e tillë iu leverdis, por se e vërteta është ajo që thotë ai dhe koha do e vërtetojë këtë gjë.

Postimi i Ikardit:

https://www.instagram.com/p/Bxj87vsFukO/?utm_source=ig_web_copy_link

“Meqenëse shtypi ka raportuar kohët e fundit lajme që nuk i pasqyrojnë mendimet dhe vullnetin tim, dua të informoj tifozët se unë kam njoftuar në mënyrë të përsëritur drejtuesit për synimin tim për të qëndruar në Inter. Kështu që tani e tutje nuk do të krijohen keqkuptime të asnjë lloji. Unë i kuptoj interesat e shtypit për të shitur lajme të rreme, por më shumë se sa t'i sqaroj gjërat personalisht, nuk mund të bëj. E përsëris: Ua kam shprehur tashmë vullnetin tim drejtuesve për të qëndruar sepse Interi është familja ime. Koha do të tregojë se kush tha të vërtetën. Forca Inter, gjithmonë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë