Teknologji dhe Inovacion

Lamtumirë Jumbo 747! Avioni që na mësoi të udhëtonim në qiell, del në pension

Forma më karakteristike e avionit Boeing. British Airways dhe Qantas janë të fundit kompani që e bëjnë të fluturojë Boeing. Projekti për ndërtimin e aeroplanit më të madh të pasagjerëve në histori daton që nga viti 1965

Nuk është një aeroplan. Për më shumë se gjysmë shekulli ka qenë Aeroplani... Ose më saktë: Mbreti e Parajsës, siç e quajnë të apasionuarit. Për formën e tij - mbetet unik - për performancën, për hapësirën në bord dhe shërbimin cilësor të ofruar, në veçanti për ata me fat në katin e sipërm, ku zakonisht ka sedilje të klasit të parë dhe të klasës së biznesit. Dhe gjithashtu për rolin që ka gdhendur në një ikonografi kulturore të caktuar. Por pak prej viteve, pak prej teknologjisë (katër motorë konsumojnë mjaftueshëm “ushqim”) dhe pak prej koronavirusit (ka udhëtuar pak), ka ardhur koha për Boeing 747 të largohet nga aeroportet dhe të parkohet në muzetë e historisë së aviacionit.

E fundit British

Disa ekzemplarë do të mbesin akoma edhe për disa vjet sepse janë efektivë për transportin e mallrave ose për punë të tjera shtetërore (siç janë dy Air Force të Shtëpisë së Bardhë). Por këto ditë një epokë ka përfunduar zyrtarisht, e konfirmuar me vendimin e British Airways, me zgjedhjen e Qantas për të larguar ekzemplarin e saj jo përpara se të ndërmarrë një udhëtim të gjatë drejt Australisë përgjatë një rruge në formë kanguri.

Projekti

Për modelin 747 të Boeing puna nisi më 1965: qëllimi ishte ndërtimi i aeroplanit më të madh të transportit të udhëtarëve të ndërtuar ndonjëherë. Në krye të ekipit të punës Juan Trippe, atëherë president i kompanisë Pan Am dhe Joe Sutter, inxhinier i gjigantit të hapësirës ajrore. Dhe ishte Sutter ai që arriti të bindë menaxhmentin e lartë të kompanisë - por edhe linjat ajrore të përfshira - të ngrinin kabinën, duke krijuar një nivel të dytë për të rritur hapësirën për vendet e pasagjerëve. Avioni më i madh gjithashtu kishte nevojë për një zonë të madhe pune: kështu u ndërtua impianti Everett në shtetin Uashington, i cili është akoma ndërtesa më e madhe; e gjatë një mijë metra dhe 500 metra e gjerë.

Fluturimi i parë

Më 9 shkurt 1969 Boeing 747 u nis për fluturimet e para të provës. Më 15 janar të vitit pasardhës, pagëzimi me pompozitet të madh me zonjën e parë Pat Nixon që emërton aeroplanin me drejtimin e Pan Amit "Clipper Victor". Një javë më vonë, fluturimi përurues me pasagjerë, nga Neë York për në Londër. Është një triumf për këtë gjigand 70.6 metra i aftë për të transportuar mbi 500 njerëz. Prej atëherë janë bërë më shumë se 1.550 ekzeplarë- në versione të ndryshme - përfshirë 22 që fluturuan me logon Alitalia dhe atë të modifikuar nga NASA për të transportuar Space Shuttle.

Në filma dhe në histori

"Mbretëresha e Parajsës" shfaqet në 777 filma. Në Air Force One me Harrison Ford, për shembull ose në sagën e Aeroportit. Sigurisht që nuk mungojnë edhe kapitujt e trishtë. 747 është protagonisti i rrëzimit të aeroplanit më të madh në historinë e aviacionit, në 1977 në ishullin Tenerife, kur përplaset me një aeroplan tjetër (583 të vdekur). Ishte objekt i sulmit të Lockerbie në 1988 (259 viktima në bord plus 11 të vrarë në tokë të prekur nga rrënojat). Por ai gjithashtu shpëtoi jetë në 1991, me Operacionin Solomon: 747 të El Al transportoi 1,122 hebrenj etiopë nga vendi afrikan për t'i sjellë ata të sigurt në Izrael. "Jumbo jet" ishte gjithashtu një rast letrar duke pasur parasysh suksesin e Skyfaring: Udhëtim me një Pilot, shkruar nga Mark Vanhoenacker, një pilot i cili tregon përvojat e tij në aeroplanët e British Airëays. "Më rijepni 747" urdhëron një mbretëreshë tjetër - mbretëreshën e vërtetë, Elizabeth II - në një poster të madh në Cirkus Piçadilly, Londër. Është një meme në mediet sociale, natyrisht, por edhe një apel për të identifikuar, së shpejti, një pasardhës të fronit të parajsës.

Burimi: Corriere.it/ Solli në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë