Dyqind burra dhe gra lakuriq, të lyer me bojë të bardhë qëndruan në afërsi të Detit të Vdekur për një motiv shumë aktual: ndryshimet klimatike.
Fotografi amerikan Spencer Tunick mendoi të krijonte këtë instalim për të tërhequr vëmendjen tek Deti i Vdekur i cili sipas tij, po zhduket.
“Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të ruajtur nivelin e detit ose për të sjellë ujë të ëmbël në Detin e Vdekur, por në të njëjtën kohë, t’i mbajmë të gjitha vendet përreth me ujë. Uji është jetë”, tha ai.
“U deshën rreth 10 minuta që modelet të lyheshin me ngjyrë të bardhë dhe do të duhen rreth tre ditë për t’u larë”, tha një nga ndihmësit e Tunick.
Lyerja e trupit është një efekt i përdorur shpesh në punën e Tunick gjatë dekadës së fundit ku në vitin 2011 ai fotografoi modele të mbuluara me baltë të Detit të Vdekur.
“Spencer gjithmonë thotë se rrobat janë arti i një personi,” tha Keren Bar Gil, përfaqësuesja e Tunick në Izrael.
Pjesa më e madhe e vëmendjes gjatë procesit një orësh ishte tek pjesëmarrësit, të moshës nga 19 deri në 70 vjeç, të cilët qëndruan zbathur për pjesën më të madhe të kohës.
“Unë i dua të gjithë pjesëmarrësit që erdhën dhe rrezikuan gjithçka, trupin e tyre, reputacionin e tyre”, tha Tunick duke qeshur. “Ata janë luftëtarë dhe aventurierë të vërtetë të artit.”

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







