Podcast

Lajmet e radios, 6 dhjetor

Shqipëria merr drejtimin e OSBE, Rama: Kjo është historike


Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. Në takimin e Bratislavës ku u bë edhe kalimi presidencës, kryeministri Edi Rama e cilësoi si historike një kryesim të tillë, pasi Shqipëria 45 vite më parë, e gjendur nën sistemin diktatorial komunist, refuzonte të ishte pjesë e kësaj Organizate botërore.
Sipas tij, kalimi i presidencës së OSBE tek Shqipëria provon se në sytë e ndërkombëtarëve, për herë të parë vendi ynë gëzon pjekurinë dhe ekspertizën e nevojshme për të thënë fjalën e saj në çështjet e sigurisë dhe demokracisë në Europë.

Marku i dorëzon detyrën Çelës: Njerëzit presin drejtësi pas tërmetit


Është prezantuar në Prokurorinë e Përgjithshme, kreu i ri i organit qendror të akuzës i zgjedhur një ditë më parë nga Kuvendi, Olsian Çela.
E pranishme ka qenë ish-kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, e cila i ka dorëzuar stafetën kryeprokurorit të ri, Olsian Çelës. Marku u shpreh se është e lumtur që këtë detyrë po ia pason ish-shokut të klasës.
Ndërsa, kryeprokurori i ri gjatë fjalës së tij, vlerësoi punën e paraardhëses dhe theksoi faktin se do të ketë ndryshime pozitive shumë shpejt.
“Ekziston mbështetja dhe kemi kapacitete që t’i japim vendit një të ardhme më të mirë, që të mundësohet që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane, ku rezultatet e punës tonë kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Ta shohim përditshmërinë e punës si një gjë të zakonshme për të ardhmen e vendit”, u shpreh Olsian Çela.Kuvendi votoi me 101 vota pro kandidaturën e Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme.

Tërmeti, prishen 30 ndërtime, zgjerohet harta e dëmeve


Roveva Voda, drejtuesve e Operaconit të Menaxhimit të Emergjencave të Fatkeqësive Natyrore bëri të ditur se për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, është marrë vendimi për shembjen e 30 banesave, pasi kanë rezultuar të pabanueshme. Voda përmendi faktin se deri më tani janë strehuar mbi 4 mijë persona nëpër hotele, ndërsa të dhënat që po mblidhen po flasin për zgjerim të raporteve të godinave të dëmtuara si në qarqet Shkodër, Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Dibër

A do t'u falet tarifa vjetore studentëve të prekur nga tërmeti?


Disa pedagogë të Universitetit Aleksandër Moisiu kanë ndërmarrë një nismë për shlyerjen e tarifës vjetore, të cilën një pjesë e studentëve duhet ta paguajnë në janar. Në fakt, i gjithë stafi akademik është angazhuar për t’u ardhur në ndihmë studentëve që kanë humbur shtëpitë, dhe në disa raste, edhe të afërmit nga tragjedia e nëntorit. Pedagogia Helena Halilaj fillimisht u ka bërë thirrje për solidaritet miqve të saj në rrjetet sociale, duke u kërkuar të ndihmojnë këta të rinj të shlyejnë pagesën vjetore, tashmë të përgjysmuar pas protestave studentore të dhjetorit të kaluar (tani është 12500 lek).

Tërmeti, si procedohet për të përfituar qiranë


Qeveria ka vendosur që çdo familje e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, shtëpia e të cilës është shpallur e pabanueshme, do të strehohet në një banesë të re, me qira të paguar për një vit nga Bashkia e Tiranës. Për të përfituar qiranë, qytetarët duhet t’i drejtohen njësisë së tyre administrative dhe të plotësojnë formularin. Bashkia do t’u paguajë qytetarëve të prekur nga tërmeti, qiranë e shtëpisë për një vit, me vlerën e tregut. Familjet që aplikojnë për përfitimin e bonusit të qirasë duhet të paraqiten pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin për të dorëzuar këto dokumente:
a. Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative
b. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;
c. Çertifikatë familjare;
d. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.

Protestat paralizojnë sërish Francën, anulohen qindra fluturime


Në Francë edhe Kulla Eifel është në grevë. Mijëra persona kanë dalë në protesta, duke e vënë presidentin Emmanuel Macron përballë një prej sfidave më të mëdha në mandatin e tij pesë-vjeçar. Ai përballet me valën më të madhe të grevës industriale në presidencën e tij, e cila ka çuar tanimë në pezullimin e shkollave dhe transportit publik.
Grevës, e cila filloi të enjten, iu bashkuan rreth 800,000 qytetarë nga shume profesione. Ata po protestojnë kundër planeve të presidentit Macron për të reformuar sistemin e pensionit, i cili propozon rritjen e moshë së daljes në pension për miliona njerëz.
Deri me tani greva ka prekur hekurudhat, punonjësit e sektorit publik, përfshirë edhe mësuesit, forcat e rendit, punonjësit e postës, mjekët, infermierët dhe gazetarët.

Napoli i ndarë në katër klane, Hysaj te të pakënaqurit


Napoli ka nisur grumbullimin e detyruar në mesjavë, të kërkuar me ngulm këtë herë nga trajneri Karlo Ançeloti. Një grumbullim që mund të zgjasë deri të hënën në mbrëmje, në prag të ndeshjes me Genkun në Champions League. Tensioni te skuadra e Elseid Hysajt është rritur shumë dhe nuk ka shenja për zbutjen e toneve. Një atmosferë tejet pesimiste para ndeshjeve të radhës.
Napoli ka nisur grumbullimin e detyruar në mesjavë, të kërkuar me ngulm këtë herë nga trajneri Karlo Ançeloti. Një grumbullim që mund të zgjasë deri të hënën në mbrëmje, në prag të ndeshjes me Genkun në Champions League. Tensioni te skuadra e Elseid Hysajt është rritur shumë dhe nuk ka shenja për zbutjen e toneve. Një atmosferë tejet pesimiste para ndeshjeve të radhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë